Zgjedhjet, rreth 1.500 të burgosur votojnë më 6 tetor
Kutive të votimit më 6 tetor do të iu drejtohen edhe të burgosurit. Brenda qelive, rreth 1 mijë e 500 të burgosur do të votojnë për përfaqësuesit e tyre në Kuvend. Votimi do të zhvillohet nëpër burgjet e vendit dhe sipas SHKK’së nuk ka dallim nga qendrat e tjera të votimit. Ata kanë afat të regjistrohen për votim deri më 1 tetor, shkruan GE.