Zhbllokohet rruga drejt Malit të Zi: E kalueshme për të gjitha llojet e automjeteve
Qendra Kombëtare për Menaxhim Kufitar ka njoftuar se është zhbllokuar rruga drejt Malit të Zi, që më parë ishte e bllokuar për qarkullimin e kamionëve.
“Ju njoftojmë se bazuar në komunikimin me zyrtarët kufitarë të Malit të Zi, kemi marrë informacion se rruga është pastruar dhe është e kalueshme për të gjitha llojet e automjeteve. Për më shumë kontaktoni QKMK-në në numrat e telefonit +383(0)45198606”, thuhet në njoftim.


