02-10-2025

Zhduket 16-vjeçarja në Suharekë – u pa për herë të fundit duke dalë nga shkolla

Një rast shqetësues është raportuar në Suharekë, ku një vajzë e mitur është zhdukur pa gjurmë. Më 01 tetor 2025, rreth orës 07:30, ajo është parë për herë të fundit duke dalë nga shkolla “Skënder Luarasi”, ku vijon mësimet.

Rasti është denoncuar një ditë më pas, më 02 tetor rreth orës 10:30, nga nëna e saj, e cila njoftoi policinë se vajza 16-vjeçare është larguar në drejtim të panjohur.

Sipas përshkrimit të dhënë, e mitura është e gjatë rreth 160 cm, ka sy kafe dhe flokë ngjyrë kafe. Në momentin e zhdukjes, ajo kishte veshur grellonkë të zezë dhe uniformën shkollore – një duks ngjyrë hiri./GS

Në shtëpi, familjarët kanë gjetur një mesazh të shkruar në fletore nga vetë vajza, i cili tani po analizohet nga hetuesit

Me konsultim të Prokurorit të Shtetit, rasti është iniciuar dhe janë përfshirë njësitë e hetimeve të Stacionit Policor Suharekë dhe ato rajonale në Prizren. Hetimet për gjetjen e të miturës janë në vazhdim./GS

Spotet zgjedhore:

Mund të jetë një imazh i 3 persona dhe teksti që thotë "144 E Prizren Hel'rizren #en Prizren #uePrizren Dallimi yne nga të tjerët është i qartë; NE për Prizrenin, vendosim në Prizren!"

 

 

Asnjë koment

Comments are closed.