Zhduket një person në Prizren
Në Prizren është raportuar për zhdukjen e një personi nga data 8 dhjetor, raporton Gazeta e Prizrenit.
Sipas Policisë, një shtetase e Shqipërisë ka raportuar se djali i saj është larguar nga shtëpia dhe nuk di për vendndodhjen e tij.
Njoftimi i PK-së:
“Rr. Fehmi Lladrovci, Prizren, 08.12.2022-20:00.Me datë 10.12.2022 ankuesja femër shqiptare shtetase e Shqipërisë, ka raportuar se djali i saj është larguar nga shtëpia dhe nuk dihet asgjë për vendndodhjen e tij”, thuhet në njoftimin e Policisë.