14-01-2026

Zhduket një person në Prizren

Një burrë raportohet se është zhdukur në rrugën “Gjin Muzaka” në Prizren.

Sipas informacioneve të Policisë në Prizren, viktima është larguar nga shtëpia dhe ende nuk dihet për vendndodhjen e tij.

“Është raportuar se viktima mashkull kosovar është larguar nga shtëpia dhe ende nuk dihet vend ndodhja e tij. Rasti është duke u hetuar”, thuhet në raportin 24-orësh të PK-së.

 

Asnjë koment

Comments are closed.