Zhdukja e 11-vjeçares në qershor: Bien në pranga të Policisë gjashtë të dyshuar për dhunim e trafikim
Prokuroria Themelore në Prishtinë ka njoftuar se gjatë ditës së djeshme ka arrestuar gjashtë persona të dyshuar, për kryerjen e veprave penale “Trafikimi me njerëz”, ”Shërbimet seksuale të viktimës së trafikimit” dhe “Dhunimi’”.
Të dyshuarit në bazë të provave dhe dëshmive të siguruara deri më tani nga hetimet e zhvilluara, të ndaluarit dyshohet se janë të përfshirë në rastin e qershorit, ku e mitura që u dhunua në Prishtinë raportuar si person i zhdukur.
Të arrestuarit me urdhër të Prokurorit të Shtetit janë dërguar në mbajtje në kohëzgjatje prej 48 orësh dhe për të njëjtit do të ndërmerren veprimet e mëtejme procedurale ligjore.