05-01-2026

Zjarr në autobusin që po shkonte nga Kosova në Zvicër? Reagon kompania

Në një autobus që po udhëtonte nga Kosova për në Zvicër, ka ndodhur një incident i vogël.

Autobusi që po bartte mërgimtarë, të cilët kanë përfunduar pushimet e tyre dimërore dhe po udhëtonin drejt mërgimit, është përfshirë nga zjarri.

Ngjarja raportohet të ketë ndodhur në territorin e Kroacisë.

Në pamjet e siguruara nga IndeksOnline shihet se si del tym nga autobusi, teksa udhëtarët janë të gjithë jashtë tij.

Lidhur me rastin ka reaguar edhe kompania e udhëtimeve, që posedon autobusin.

“Kompania ARDITI TOURS demanton kategorikisht lajmin e publikuar në disa media, përfshirë Klan Kosova, se është djegur një autobus i kompanisë sonë.

Sqarojmë opinionin publik se autobusi në fjalë nuk është djegur dhe ka qenë gjatë gjithë kohës në udhëtim të rregullt. Gjatë rrugës është paraqitur një defekt i vogël teknik, i cili është riparuar brenda 20 minutave, pa rrezikuar sigurinë e pasagjerëve. Pas ndërhyrjes teknike, udhëtimi ka vazhduar normalisht.

ARDITI TOURS i kushton rëndësi maksimale sigurisë së udhëtarëve dhe mirëmbajtjes së mjeteve transportuese” thuhet në reagim të kompanisë.

Më poshtë pamje nga vendi i ngjarjes:

 

Asnjë koment

Comments are closed.