Zjarri përfshin fusha e male në mes të Mamushës e Medvecit, ndihmojnë edhe zjarrfikësit e KFOR-it turk
Një vatër e madhe zjarri ka shpërthyer pasditen e sotme në mes të fshatit Medvec dhe komunës së Mamushës, duke përfshirë fusha, tjerrina dhe një pjesë të malit.
Burime të Sinjalit bëjnë me dije se ngjarja është raportuar rreth orës 15:45, ndërsa për shuarjen e flakëve janë angazhuar njësitë vendore së bashku me zjarrfikësit e KFOR-it turk, të cilët kanë asistuar për të ndalur përhapjen.
Sipas të dhënave fillestare, zjarri ka përfshirë një hapësirë të konsiderueshme dhe dëmet e shkaktuara mund të jenë të mëdha, megjithatë vlerësimi i saktë do të bëhet nga inspektorët kompetentë.

Në vendngjarje kanë dalë edhe njësitë e hetimeve, të cilat kanë njoftuar prokurorin kujdestar. Me urdhër të tij është iniciuar rasti “Incident Zjarri”.