Zjarri përshin Pashtrikun
Një pjesë e bjeshkës së Pashtrikut është përfshirë nga zjarri. Zyrtarët komunal kanë njoftuar se zona e rrezikuar është në mes të fshatrave Planejë dhe Gorozhub.
Drejtori për Emegjencë dhe Siguri në Prizren, Faruk Dakaj, ka shkruar në facebook se para mesditës ka marrë lajmin, ndërsa falë një intervenimi të shpejtë të Drejtorisë së Emergjencave me njësinë e zjarrfikësve, përhapja e flakëve të zjarrit në bjeshkë është vënë nën kontroll.
“Me gjasë, zjarri është shkaktuar qëllimshëm nga persona të pandërgjegjshëm, prandaj do të kërkojmë me ngulm hetim të rastit nga policia. Me vënien e zjarrit, pos që është shkaktuar dëm i madh material, po rrezikohen jetët e qytetarëve në këtë pjesë të Hasit”, ka shkruar ai.
Me këtë rast janë lutur qytetarët e kësaj ane për kujdes të shtuar deri në fikjen e plotë të zjarrit./GazetaePrizreni.net/