Zogaj i reagon ashpër Rexhajt pasi tha se “Abdixhiku kërkoi presidentin dhe tri ministri”: Shpifje e qëllimshme

Sipas Zogajt kjo është shpifje, dezinformim dhe manipulim.
Me këto deklarata, ai thotë se po tentohet të mashtrohen qytetarët.
“Shpifja e qëllimshme nuk është analizë, por dezinformim dhe manipulim.
Deklaratat e tilla, pa fakte dhe pa përgjegjësi, janë tentativë për me e mashtru opinionin dhe për me kriju narrativë të rreme.”
Megjithatë, Zogaj e ka shprehur qëndrimin e partisë së tij, se emri për të parin e shtetit duhet të dalë nga një marrëveshje politike.
“LDK ka qenë e qartë dhe konsistente: Presidenti duhet të jetë konsensual, ose duhet të dalë nga një marrëveshje politike. Por, nuk jemi aty ende! #LDK”.

