ZPS-ja dorëzohet ndaj komandant “Hoxhës”, tërhiqet nga dëshmia e Ismet Tarës
Prokuroria e Specializuar në Hagë është tërhequr nga dëshmia e komandantit të UÇK-së, Ismet Tara.
Kjo pasi Tara refuzoi të dëshmonte, pa iu shfaqur një dokument të cilin e kërkoi nga mëngjesi.
Ky dokument, sipas Tarës, kishte gabime nga “hetues kriminelë” të cilët ia rrezikuan jetën.

“Nuk besoj që dëshmitari do të përgjigjet, andaj kërkoj të pranohen deklaratat e kaluara që i ka dhënë”, tha prokurorja.
Mbrojtja e Veselit dhe Thaçit theksuan se kjo është shkelje, pasi që të akuzuarit nuk kanë mundësi të ballafaqojnë dëshmitarin.