29-10-2025

ZPS kërkon vazhdimin e paraburgimit për Veselin, Krasniqin dhe Selimin

Zyra e Prokurorit të Specializuar (ZPS), ka kërkuar t’iu vazhdohet paraburgimi edhe për dy muaj të tjerë Kadri Veselit, Jakup Krasniqit dhe Rexhep Selimit, të cilët së bashku me Hashim Thaçin akuzohen për krime lufte dhe krime kundër njerëzimit.

Prokuroria i ka dorëzuar kërkesat e ndara për Veselin, Krasniqin dhe Selimin më 27 tetor 2025 tek trupi gjykues në këtë rast, në Dhomat e Specializuara të Kosovës (DhSK) në Hagë.

Për tre të akuzuarit, Prokuroria thotë se që nga vendimi i fundit për vazhdimin e paraburgimit, nuk ka pasur ndonjë zhvillim që zvogëlojnë faktorët që e mbështesin arsyeshmerinë e kësaj mase.

Kërkesa e plotë për Veselin:

Kërkesa e plotë për Krasniqin:

Kërkesa e plotë për Selimin:

Asnjë koment

Comments are closed.