22-11-2024

Zv/ministri i Arsimit, Jusuf Thaçi, ka një kërkesë për kryetarët e komunave

Zëvendësministri i Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë, Jusuf Thaçi, u ka bwrw thirrje kryetarëve të komunave të Kosovës, të ta marrin shembullin e Prishtinës dhe t’i identifikojnë familjet të cilat nuk kanë mundësi t’ua plotësojnë kushtet fëmijëve t’i ndjekin mësimet online, e të cilët nuk kanë pajisje teknologjike, shkruan Insajderi.

Thaçi e ka bërë këtë apel, pasi në secilën Komunë ka familje të varfra të cilët nuk kanë pajisje teknologjike për t’i ndjekur fëmijët e tyre mësimet online në RTK 4, pasi ky program transmetohet vetëm në kabllovik.

Apeli i zëvendësministrit Jusuf Thaçi:

Apel për Kryetarët e Komunave

Në çdo komunë ka familje të varfëra që kanë fëmijë e nxënës që duhet ta ndjekin mësimin në distancë, por shumë prej këtyre familjeve nuk kanë pajisje dhe rrjet (TV dhe kabllovik për ta ndjekur mësimin në RTK 4 ose pajisje teknologjike dhe internet për ta ndjekur mësimin në Youtube dhe për të komunikuar me mësimdhënësit).

Prandaj ju bëj apel Kryetarëve të Komunave që ta ndjekin shembullin e Prishtinës dhe:

  1. T’i identifikojnë këto familje që kanë nevojë për këtë lloj ndihme.
  2. T’i ftojnë bizneset dhe individët vullnetmirë që të ofrojnë falas pajisje (TV e pajisje teknologjike) dhe pako kablloviku ose interneti për këto familje.

Gjithashtu, sipas mundësive financiare dhe procedurave ligjore, komunat me buxhetin e vet t’i pajisin këto familje me këto mjete, në mënyrë që mësimi në distancë të mund të ndiqet nga të gjithë fëmijët e nxënësit, pavarësisht kushteve financiare e ekonomike të familjes.

Pabarazinë që ka krijuar sistemi ynë ekonomiko-politik nuk guxojmë ta lëmë të kulmojë me krey-padrejtësinë që fëmijët e nxënësit e familjeve të varfëra i privon nga e drejta më themelore: shkollimi.

Asnjë koment

Comments are closed.