27-11-2024

Zvicër: Gjykata ia zbut dënimin kosovarit që e mbyti gruan me lugë të këpucëve

Gjykata kantonale e St.Gallenit ka vendosur që t’ia ul dënimin për tre muaj një burri nga Kosova që e ka vrarë gruan e tij me lugë të këpucëve.

Ai ishte shpallur fajtor nga gjykata dhe ishte dënuar me gjashtë vjet e gjysmë burgim e po ashtu me dënim nga Zvicra për shtatë vjet.

Burri nga Kosova tani është dënuar me gjashtë vjet e tre muaj burgim.

69 vjeçari thuhet se e ka bërë këtë nën afekt.

Vendimi nga gjykata ishte marrë në vitin 2020, shkruajnë gazetat zvicerane përcjell Klankosova.tv

Në vendim thuhet se kosovari do të duhej që t’i paguante edhe shpenzimet gjyqësore që kapin shumën 50 mijë frangash apo (50 mijë e 943 euro)

Por, ndaj vendimit në Gjykatën e Apelit u ankuan avokatët e të dyshuarit, të cilët kërkuan që i pandehuri të dënohet me dy vjet burgim dhe masa e dëbimit të ndalohet.

Si kishte ndodhur ngjarja?

Më 19 prill 2019-të ndodhi ngjarja tragjike.

Sipas aktakuzës, gruaja e kishte fyer dhe poshtëruar burrin e ky i fundit i kishte duruar ato një kohë të gjatë deri në mëngjesin e së premtes.

Fillimisht 69-vjeçari e kishte goditur në fytyrë me grusht dhe më pas e kishte goditur me lugë të këpucëve disa në kokë.

Më pas kosovari e ka thirrur policinë dhe pa rezistencë ka pranuar që të arrestohet.

Ai kishte deklaruar se nuk kishte dashur kurrë që ta vriste gruan e tij, por që kishte ndodhur në afekt.

Historia e burrit kosovar

Burri kishte 50 vjet që jetonte dhe punonte në Zvicër.

Ai kishte migruar për shkak të kushteve të këqija.

Në vitin 1979-të ai u martua me një bashkëatdhetare me të cilën kishte pesë fëmijë.

Gruaja dhe fëmijët qëndruan në vendlindje deri në vitin 1994 dhe më pas u zhvendosën në shtetin helvetik.

Fillimisht jeta me bashkëshortën shkonte shumë mirë, deklaroi ai.

Por, me daljen e tij në pension, në vitin 2013, gruaja kishte ndryshuar sjelljen dhe marrëdhënia mes tyre ishte përkeqësuar.

Të gjithë familjarët dhe kontaktet i pandehuri i ka në Zvicër

Burri nga Kosova asnjëherë nuk kishte rënë ndesh me ligjin.

Familjarët e tij dhe të gjitha kontaktet i ka në Zvicër

Fëmijët e të pandehurit që jetojnë dhe punojnë atje, e përshkruajnë babain e tyre si njeri të mirë.

Ata thanë se bashkërisht e kishin diskutuar situatën në familje duke thënë se një trajtim psikiatrik do t’i mund t’i kishte bërë mirë nënës së tyre.

Fëmijët thanë se edhe nëna e tyre kishte qenë një njeri i mirë por që situata kishte ndryshuar në ndërkohë.

Mbrojtja theksoi se burri kishte qenë mirë i integruar.

Avokatët thanë se nëse kosovari do të kthehej në vendlindje do të humbiste të gjitha kontaktet. /Klan Kosova

Asnjë koment

Comments are closed.