Zvicra dhe Kosova mund t’i marrin 3 pikë në tavolinë në ndeshjet ndaj Bjellorusisë
Të shtunën në mbrëmje në orën 18:00, kombëtarja e Zvicrës do të takohet me Bjellorusinë në Novi Sad (Serbi) për të nisur ndeshjet kualifikuese të Kampionatit Evropian.
Por, pavarësisht epilogu të ndeshjes, Zvicra ka gjasë që të marrë më pas 3 pikë në tavolinë ndaj Bellorusisë. Kjo pasi që UEFA do të diskutoj së shpejti përjashtimin e Bjellorusisë nga shtëpia e saj, ashtu siç veproj ndaj Rusisë një vit më parë.
Takimi i radhës i UEFA-s do të zhvillohet në Lisbonë më 4 prill. Përveç përjashtimit të Bjellorusisë nga garat, edhe ekipet bjelloruse pritet të përjashtohen nga pjesëmarrja nga garat evropiane.
Në rast se do të mirrej vendimi për përjashtimin e Bjellorusisë, 6 pikë nga dy ndeshjet me bellorusët do t’i mirrte në tavolinë edhe Kosova ngase bën pjesë në të njëjtin grup./Indeksonline/