Zvicra prezanton fanellat e reja, Xhaka personazhi kryesor
Kombëtarja e Zvicrës ka zbuluar fanellat e reja që do t’i bartë gjatë ndeshjeve të Euro 2024, e cila nis në muajin qershor.
E këto fanella i ka zbuluar futbollisti nga Kosova, Granit Xhaka, i cili njëherësh është edhe kapiten i helvetikëve, duke qenë personazhi kryesor në prezantimin e fanellave.
Nuk ka shumë ndryshime në fanellën e Zvicrës, përveç te jakat dhe ngjyra e kuqe është më e mbyllur.
Pra, Zvicra do të paraqitet në Evropianin e kësaj vere që mbahet në Gjermani.
Helvetikët do të jenë në grup me nikoqirin e Euro 2024, Gjermaninë, me Hungarinë dhe Skocinë.