Zyra e Kurtit kërkon 15 vetura luksoze me qira, duhet të jenë model i njëjtë dhe me ngjyrë identike!
Zyra e kryeministrit të Kosovës, përmes prokurimit publik kërkon vetura me qira. Vlera e përcaktuar nga prokurimi i zyrës së kryeministrit është 125 mijë e 500 euro.

Bazuar në dosjen e tenderit, thuhet se marrja me qira e pesëmbëdhjetë veturave në kohëzgjatje prej 12 dymbëdhjetë muajsh është për nevojat e ZKM-së, shkruan IndeksOnline.
Të gjitha automjetet (15) duhet të jenë të njëjtit lloj dhe me ngjyrë të njëjtë.