24-11-2024

Zyra e kryetarit blen veturë të re, kuvendarja Alishani-Totajt: Shpejt u zhveshe prej rolit të kryetarit “modest” e “ambientalist

Zyra e Kryetarit të Komunës së Prizrenit do të ketë në dispozicion një veturë të re.

Sipas njoftimit blerja e saj ka vlerën 44.900 euro, shkruan Gazeta e Prizrenit.

Pas publikimit për nënshkrimin e kontratës përmes procedurës tenderuese të Prokurimit, ka reaguar Asambleistja e LVV-së në Prizren, Dafina Alishani e cila e ka kritikuar komunën e Prizrenit për blerjen e kësaj veture.

“Shpejtë u zhveshe prej rolit të kryetarit “modest” e “ambientalist”, ka shkruar ndër të tjera, ajo në profilin e saj në “facebook”.

Postimi i plotë i Alishanit:
“Shaqir Totaj a.k.a. Talenti blenë veturë 44,900.00 Euro
Ku e ke biçikletën o talent?
Shpejtë u zhveshe prej rolit të kryetarit “modest” e “ambientalist”.
Me biçikleta me shteg të biçikletave nuk po ta don aspak”, thuhet në reagimin e Alishanit.

Nuk ka asnjë përshkrim të disponueshëm

Asnjë koment

Comments are closed.