Zyrtare: Dy ish-komandantët e UÇK-së Lushtaku e Mustafa nesër udhëtojnë për në Hagë
Dy ish- komandantët e UÇK-së, Sami Lushtaku e Rrustem Mustafa do të udhëtojnë nesër për në Gjykatën Speciale pasi janë ftuar nga kjo e fundit.
Lajmin për KALLXO.com e ka konfirmuar edhe avokati i dy ish- komandantëve, Arianit Koci.
“Po nesër nisemi unë, si avokat i Sami Lushtakut dhe Rrustem Mustafës. Do të udhëtojmë me linjë të rregullt. Nuk ka ndonjë aeroplan special për të ftuarit, këtë e kam demantuar që ka fillimi. Ne do të udhëtojmë me linjë të rregullt”, tha Koci për KALLXO.com.