11-02-2026

Zyrtare: Në Prizren nuk raportohen dëme materiale pas tërmetit

Pas tërmetit të ndjerë sonte në Kosovë, me epiqendër në zonën e Prevallës, Drejtoria e Emergjencave dhe Sigurisë njofton se deri tani nuk është raportuar asnjë incident apo dëm material.

Sipas njoftimit nga kjo drejtori tërmeti me epiqendër në territorin e Komunës së Prizrenit nuk ka shkaktuar probleme, ndërsa situata mbetet e qetë dhe po monitorohet vazhdimisht në bashkëpunim me institucionet përkatëse.

“Kërkojmë nga qytetarët të ruajnë qetësinë dhe të mos bëjnë panik. Të gjitha ekipet janë në gjendje të plotë gatishmërie për çdo nevojë apo raportim”, thuhet në njoftim.

  

Autoritetet u kanë bërë thirrje qytetarëve që në rast nevoje të kontaktojnë numrat emergjentë:
112 – Qendra e Thirrjeve Emergjente,
192 – Policia e Kosovës,
193 – Shërbimi i Zjarrfikësve,
194 – Emergjenca Mjekësore.

Ndërkohë, sipas të dhënave të Qendrës Sizmiologjike, tërmeti është ndier rreth orës 22:05 dhe ka pasur magnitudë 4.6 ballë të shkallës Rihter, me epiqendër rreth 23 kilometra në lindje të Prizrenit.

Asnjë koment

Comments are closed.