Zyrtare: Sot mbahet takimi i partive opozitare në Prizren, ja kush është shpreh për bashkëpunim
Partitë që janë pjesë e opozitës në Prizren, AAK dhe Vetëvendosje, sot do të mbajnë takim të përbashkët me qëllim të koordinimit të veprimeve të mëtejme, derisa për partitë tjera po pritet caktimi i një orari raporton Gazeta e Prizrenit.
Ky takim vjen pas dështimit të dy mbledhjeve të njëpasnjëshme të Kuvendit Komunal (KK) të Prizrenit, shkaku i mungesës së shumicës së votave të nevojshme nga pushteti.
Balancën e qeverisjes së Shaqir Totajt e prishi AAK që doli nga koalicioni, si dhe qëndrueshmëria e asambleistëve për ta shmangur dukurinë e mëparshme të votimeve kundrejt joshjes për interesa personale nga pushtetit, apo “tyxharllëkun”, çështje kjo të cilin Gazeta e Prizrenit e ka trajtuar gjatë javës së kaluar.
Ndaj situatës së re të krijuar, AAK në Prizren i ftoi subjektet politike në takime për koordinim të veprimeve opozitare në kuadër të KK-së.
“Duke mos dashur që Prizreni të bllokohet për shkak të mos funksionimit të KK-së, dhe duke pasur parasysh nevojën për ndaljen arrogancës në qeverisje ku kërkesat e asambleistëve nuk merren parasysh porse shfrytëzohen vetëm si mekanizëm votues, AKK është e përkushtuar që në bashkëpunim me të gjitha subjektet politike, të ndërtoj një opsion real për qeverisjen, që garanton sundim të ligjit, zhvillim ekonomik dhe perspektivë për qytetarët e komunës” thuhej në komunikatën e tyre.
Besnik Krasniqi, kryetar i degës së AAK-së, konfirmoi se takimi fillestar do të mbahet sot, në orën 12:00. “Sot kemi takim me LVV. Takim na ka kërkuar edhe AKR, ndërsa dje jo zyrtarisht Nisma na ka njoftu që janë të gatshëm me u taku. Ftesa do t’i drejtohet edhe subjekteve tjera jo shumicë”, tha ai portalin “Gazeta e Prizrenit”.
Ai tha se për partitë tjera po pritet caktimi i një orari. Siç ka njoftuar më herët Gazeta e Prizrenit, edhe drejtuesit e Lëvizjes Vetëvendosje në Prizren dhe LDK, janë shprehur të gatshme për bashkëpunim.
Lexo edhe: