Zyrtarë të Serbisë i thurin lavde gjenocidit të Srebrenicës, bëjnë thirrje për krime të reja
Anëtarët e Ministrisë së Punëve të Brendshme të Serbisë janë xhiruar duke kënduar këngë ultra-nacionaliste duke i bërë lavde gjenocidit të Srebrenicës, shkatërrimit të Vukovarit dhe duke bërë thirrje për krime të reja ndaj minoriteteve pakicë në Serbi.
Videoja është realizuar në një restorant në Priboj të Serbisë gjatë festës së Vitit të Ri.
Deri më tani asnjë prej autoriteteve nuk ka reaguar ndaj kësaj mënyre festimi, ndaj duket se glorifikimi i gjenocidit dhe thirrja për krime të reja nuk i ka shqetësuar.
Kujtojmë se qyteti i Priboj është një mjedis shumëkombësh, që gjatë ngjarjeve të fundit të luftës kundër boshnjakëve të kësaj komune janë bërë krime të tmerrshme për të cilat askush nuk ka marrë përgjegjësi ende.
Lidhur me këtë ka reaguar edhe doktori i shkencave politike, Jasmin Mujanoviq, i cili përmes një cicërime në Twitter ka thënë se presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq po e tregon fytyrën e vërtet të regjimit të tij.
Për ta shikuar videon klikoni këtu.