Zyrtarët flasin për mirëmbajtje dimërore të infrastrukturës rrugore në rajonin e Prizrenit
Po vazhdon puna në mirëmbajtjen dimërore të autoudhëve, rrugëve rajonale dhe atyre nacionale në Republikën e Kosovës.
Ministria e Infrastrukturës njofton se:
Në rajonin Prishtina 1 dhe 2 rrugët janë kryesisht të kalueshme dhe pa borë, përfshirë disa intervenime me kripë dhe rërë në rrugët N9 Prishtinë-Mutidovë (segmenti Koliq-Mutidovë), N5 QMI-Mutidovë (segmenti Shtime-Carralevë) dhe R102 Komoran-Carralevë (segmenti Shalë-Carralevë), shkaku i temperaturave nën zero (-0) dhe krijimit të ngricave mbi shtresën qarkulluese.
-Infrastruktura rrugore e rajonit të Pejës është krejtësisht e lirë për qarkullim.
-Edhe infrastruktura rrugore e rajonit të Prizrenit po mirëmbahet dhe të gjitha rrugët janë të lira për qarkullim, me përjashtim të shpërndarjes së kripës në drejtimin Suharekë-Caralevë.-Në rajonin e Gjilanit gjendja e rrugëve është e mirë dhe pa ndonjë pengesë eventuale.
-Rrugët janë krejtësisht të lira për qarkullim edhe në rajonin e Gjakovës, pa ndonjë intervenim shtesë, pos mbikëqyrjes rutinore.
Autoudhët e Kosovës janë poashtu të lira për qarkullim, duke theksuar shpërndarjen e kripës në autoudhën R6 Doganaj-Hani i Elezit, si masë parandaluese e krijimit të ngricave shkaku i temperaturave nën zero (-0).
Ministria e Infrastrukturës vazhdon t’i mbajë të informuar të gjithë pjesëmarrësit në komunikacionin rrugor, për gjendjen e rrugëve mbi të cilat zotëron kompetencë.