Zyrtari doganor dyshohet se kanosi zyrtarin policor në Pikën Kufitare Vërmicë
Ngjarja ka ndodhur më 15 korrik 2025, rreth orës 21:45, dhe është denoncuar nga viktima,zyrtar policor, i cili ndodhej në vendin e tij të punës.
Fillimisht dyshohet se në mes tyre kishte një fjalosje, mirëpo situata erdhi duke agravuar dhe rezultoi me kanosje.
Kanosja është bërë nga kolegu i tij, zyrtar doganor, i cili punonte në të njëjtën kabinë të kontrollit kufitar.

Burimet e Gazetes Sinjali bëjnë me dije se pas raportimit, zyrtari doganor është shoqëruar në Sektorin e Hetimeve Rajonale në Prizren, ku është intervistuar në cilësinë e të dyshuarit.
Me vendim të Prokurorisë, ndaj tij është iniciuar rast për “Kanosje”, ndërsa i dyshuari është liruar në procedurë të rregullt.