Zyrtari i AA-së e pyet Kurtin pse u takove me mikun e Putinit
Anëtari i AAK’së, Burim Ramadani, njëherit edhe zv.ministër i Mbrojtjes në detyrë ka kritikuar kreun e Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurtin, për takimin dhe fotografimin me mikun e Vladimir Putinit, Gerard Dapardieu.
Ramdani ka thënë se një takim më një njeri të tillë është gabim i Albin Kurtit, dhe njëherit i ka kujtuar Kurtit se çfarë kishte shkruar për nobelistin Handke.
Ndryshe Ramush Haradinaj në vazhdimësi është duke e atakuar Albin Kurtin të cilin e ka quajtur edhe mashtrues i madh.
Shkrimi i plotë:
Me Gerard Depardieu? Seriozisht?
Gabim Albin, gabim!
Po ku t’u gjet një mik i Putinit, pavarësisht vlerave artistike që mund të ketë ai?
Sikurse ke thënë para 4 ditësh për nobelistin Handke, “shkrimtarin nuk mund ta gjykojmë assesi si të pavarur prej vetes, veprës e fjalës së vet”.
Po Depardieun, e gjykove të pavarur prej vetes?/Gazeta Express