Zyrtari i KDI-së, Cahani kritikon qeverisjen e Prizrenit: “Zullumi” po trashet!
Naim Cahani, zyrtar i KDI-së në Prizren ka kritikuar qeverisjen e Komunës së Prizrenit, duke theksuar se stafi mbështetës i Kryetarit, ka guximin t’u jap vërejtje shërbyesve civil dhe pret delegacione të nivelit diplomatik nga ambasadat në Kosovë.
Cahani përmes një postimi në “facebook” ai ka shkruar:
“Zullumi” po trashet!
Si mos të cilësohet “zullum” kur dalin informacione në publik që shërbyesit publik paguhen nga taksat tona dhe nuk shkojnë fare në vendin e punës. “Zullum”, kur stafi mbështetës (lex. stafi teknik) i Kryetarit, ka guximin me dhënë vërejtje shërbyesve civil, ka guximin me prit delegacione të nivelit diplomatik nga ambasadat në Kosovë.
Kryetar, po presim për llogaridhënie para publikut, si është puna me rastet në fjalë? Si u bë të paguhen shërbyesit publik me taksat tona pa shkuar fare në punë, ku qëndron e vërteta? Si u bë të jepen kaq shumë autorizime për stafin teknik, a janë këto autorizime konform legjislacionit?
Pra, qeverisja e mirë nuk është veç fjalë goje por përgjegjësi dhe llogaridhënie para qytetarëve që besuan për një qeverisje më ndryshe. Kur jemi tek përgjegjësia dhe llogaridhënia si parim i qeverisjes së mirë, nesër bëhen 3 muaj nga dita kur janë ngritur aktakuzat për vartësit e tu. “Zullumi” po trashet.
Shkarkimet nuk diskutohen…..!!