Zyrtari i PDK’së thotë se Vjosa Osmani ua vodhi sloganin “Guxo”
Sekretari i Partisë Demokratike të Kosovës, Betim Gjoshi, i ka reaguar Vjosa Osmanit, pas zyrtarizimit të sloganit të listës së saj në këto zgjedhje. Sipas tij, slogani “Guxo” i Osmanit, është vjedhur nga një slogan i mëparshëm i PDK’së.
Përmes një postimi në llogarinë e tij në Facebook, Gjoshi ka thënë se edhe slogani “Beso” i LDK-së në zgjedhjet e kaluara, ishte vjedhur nga Partia Demokratike e Kosovës.
“Në vitin 2019 LDK-ja na e mori (vjedhi 😛) slloganin tonë të 2004-tes. Me 1 janar 2021 Vjosa e vazhdoi traditën e ish-partisë. Kjo tregon se qysh PDK-ja i ka fjaltë që i qëndrojnë viteve”, ka shkruar Gjoshi.
Postimi i tij i plotë:
VJOSA E NISI VITIN E RI 2021 DUKE NA VJEDHUR SLLOGANIN E 2004
Nuk e prita që ditën e parë të vitit të ri të merrem me reagime politike.
Por, ja që Vjosa Raif Osmani nuk të lë pa komentuar.
Çdo ditë rrijnë duke na shajtë dhe në fund të fundit nuk arrijnë të nxjerrin as edhe një sllogan të vetëm dhe origjinal.
Në vitin 2019 LDK-ja na e mori (vjedhi 😛) slloganin tonë të 2004-tes. Me 1 janar 2021 Vjosa e vazhdoi traditën e ish-partisë. Kjo tregon se qysh PDK-ja i ka fjaltë që i qëndrojnë viteve./ Express.