23-11-2024

Zyrtari për media i VV-së e akuzon PDK-në për fotografim vote në Prizren

Zyrtari për media i Lëvizjes Vetëvendosje, Arlind Manxhuka, ka akuzuar PDK-në për fotografim të votës në Qendrën e Votimit 2003a përkatësisht në shkollën “Abdyl Frashëri” në Prizren.

Ai përmes një statusi në Facebook, ka thënë se PDK e kapur në flagrancë, akuzon të tjerët.

“Në qendrën e votimit 2003a, në ambientet e SHFMU Abdyl Frashëri në Prizren, kryesuesi i vendvotimit, Ardi Pulaj i LVV e ka vënë re një qytetar duke fotografuar votën. Menjëherë e ka lajmëruar policinë, policia e ka shoqëruar qytetarin në stacion, për ta intervistuar”, ka shkruar ai.

Manxhuka thotë se vota, e cila u bë e pavlefshme, u pa nga komisionerët se ishte për PDK.

“Ky është rasti për të cilin para disa minutash PDK akuzoi LVV për kinse blerje votash. Pra PDK e kapur në flagrancë, akuzon për shkeljet që bën vetë. Gjatë ditës mund të ketë edhe deklarata të tjera mashtruese nga PDK, ndaj i bëjmë thirrje qytetarëve dhe mediave të mos bien pre e manipulimit. I bëjmë thirrje votuesve të mos fotografojnë votat e tyre. Komisionerët e vëzhguesit tanë do të raportojnë secilin rast”, shkruan tutje ai.

Asnjë koment

Comments are closed.