28-06-2025

Zyrtarizohet iniciativa qytetare “Bashkimi Demokratik i Prizrenit”

Sonte në një tubim të mbajtur në Prizren, është zyrtarizuar iniciativa politike qytetare “Bashkimi Demokratik i Prizrenit”, e udhëhequr nga Zafir Berisha, ish-kryetar i degës së Nismës Socialdemokrate në Prizren.

Sipas asaj qe u tha del BDP tashmë është gati për të garuar në zgjedhjet lokale me 12 tetor 2025,  me këto pika:
🔸BD i Prizrenit, synim e ka ruajtjen dhe avancimin e vlerave kulturore, historike dhe politike të qytetit tonë si dhe respektimin e diverziterit fetar e nacional, si trashegimi e rëndësishme për shoqërin tonë.
🔸Vizioni ynë për një Prizren ndryshe, do të fokusohet në krijimin e kushteve më të mira për jetë, pa dallime për të gjithë.
🔸Objektivat tona të të jenë në përputhje me përgjegjësit ligjore dhe kushtetuese që i lejohet pushtetit lokal dhe bashkëpunimi me qeverin qëndrore për interesa të qytetarëve të Prizrenit.
▪️Investime cilësore në rrugë, trotuare, kanalizim të ujërave të zeza dhe ndriçim publik, sinjalizim rrugor, transportit publik funksional dhe të qëndrueshëm në qytet dhe fshat.
▪️Mbrojtja dhe promovimi i trashëgimisë kulturore: Prizreni ka një trashëgimi unike historike e cila duhet të ruhet dhe promovohet si pjesë e identitetit qytetar.
▪️Mbrojtja dhe restaurimi i objekteve historike në bashkëpunim me ekspertë.
▪️Krijimi i hapësirave dhe programeve për të rinjtë: qendra rinore, trajnime profesionale, projekte kulturore e sportive, me qëllimin për të rritur mundësitë që të rinjtë t’i qasen më lehtë tregun e punës.
▪️Lehtësira dhe mbështetje për ndërmarrësit lokalë, sidomos në sektorët e turizmit, zejtarisë dhe teknologjisë.
▪️Krijimi i kushteve dhe mbështetja e turizmit rural dhe malor.
▪️Pastrimi i lumenjve (sidomos Lumbardhit), menaxhimi i mbeturinave dhe krijimi i sistemit të riciklimit për ta bër Prizrenin ekologjik.
▪️Rritja e sipërfaqeve të gjelbërta dhe krijimi i parqeve në lagje që kanë mungesë të tyre.
▪️Krijimi i platformave digjitale për konsultim me qytetarët dhe marrjen e ideve të tyre, si dhe raportim i rregullt për punët e kryer nga komuna, shpenzimin buxhetin dhe projektet e kryera.

 

Asnjë koment

Comments are closed.