29-09-2022

​Presidenti i Shqipërisë vjen në Prizren, takohet me Kryetarin Totaj

Presidenti i Shqipërisë, Bajram Begaj në ditën e dytë të vizitës së tij në Kosovë ka takuar edhe kryetarin e komunës së Prizrenit, Shaqir Totajn.

Ai u prit me ceremoni solemne, në Shtëpinë e Bardhë në Prizren, shkruan Gazeta e Prizrenit,

Kjo ishte vizita e parë e Presidentit Begaj në Kosovë, ku pos krerëve të shtetit, ai takoi edhe të vetmin kryetar komune, atë të Prizrenit, z. Shaqir Totaj.
Gjatë takimit Begaj – Totaj u diskutua për marrëdhëniet vëllazërore të të dyja vendeve dhe intensifikimi i tyre në të ardhmen.
Mund të jetë një imazh i 8 persona, njerëz të ulur, kostum dhe ambiente të brendshme
Gjatë ditës së sotme Begaj është takuar edhe me kreun e PDK-së, Memli Krasniqin dhe atë të AAK-së, Ramush Haradinaj.

Ndërsa me drejtues të Lidhjes Demokratike të Kosovës nuk është zhvilluar takimi.

Presidenti i Shqipërisë, Bajram Begaj po qëndron në Kosovë prej dje. Kjo është vizita e tij e parë zyrtare që prej marrjes së postit të kryetarit të shtetit dy javë më parë. /Gazeta e Prizrenit

Asnjë koment

Comments are closed.