Mustafa: Osmani e dëmtoi LDK-në për interesa të saj dhe të Kurtit, jo të vendit
Që nga viti i kaluar, kjo do të jetë hera e tretë që qytetarët e Kosovës do t’i drejtohen kutive të votimit për të zgjedhur deputetët dhe Qeverinë, e që në dy herët e kaluara partia e parë ka dal VV dhe lideri i saj Albin Kurti, shkruan lajmi.net
Pavarësisht se në herën e fundit ai mori plotë 51% të votave dhe bashkë me minoritete krijoi shumicën prej 66 deputetësh në Kuvend, Kurti nuk ia doli të zgjedh Presidentin dhe kjo u aftësua si paaftësi e tij.
Qeverisjen e Kurtit e ka kritikuar edhe ish-kryeministri i Kosovës dhe ish-kryetari i LDK-së, Isa Mustafa.
Ai përmes një përgjigjje për lajmi.net, ka thënë se qytetarët në dy palë zgjedhjet e fundit “po e fundosin vendin me votën e tyre.
Sipas tij, VV nuk po ka interes për të qeverisur, shkruan lajmi.net.
“Zhvillimet e fundit (të para fundit dhe të para-parafundit tregojnë se qytetarët po e fundosin vendin me votën e tyre. Ata që po e fitojnë shumicën nuk janë të interesuar të qeverisin. Nuk kanë përgjegjësi dhe ndjesi për Kosovën. Po e rrezikojnë Kosovën dhe po zgërdhihen”, ka thënë Mustafa për lajmi.net.
Zgjedhjet e reja në vend, mund të sjellin në lista zgjedhore një personazh që për pesë vite udhëhoqi shtetin, Vjosa Osmanit.
Ajo e cila u largua nga LDK në vitin 2020, për t’iu bashkuar listës zgjedhore të VV-së në zgjedhjet e 2021-tës, është zhgënjyer nga kjo e fundit. Osmani pavarësisht se e kishte thënë haptas kërkesën dhe dëshirën e saj për të qenë kandidate për Presidente edhe një mandat, nuk gjeti mbështetje.
Meqë Kurti nuk e përkrahu, Osmani duket se do të kthehet në shtëpinë e vjetër, LDK-në.
Ndonëse kjo nuk u konfirmua drejtpërdrejtë ende as nga Osmani as nga lideri aktual i LDK-së, Lumir Abdixhiku, ata dhanë disa sinjale. Abdixhiku në vazhdimësi deklaroi se po punojnë për të bashkuar të djathtën në Kosovë dhe gjithashtu e kandidoi atë për Presidente nga LDK dhe ia siguroi 15 nënshkrimet e partisë, por që ajo nuk mori më pas mbështetjen që duhej patjetër ta kishte nga VV për të qenë kandidate.
E rikthimin e Osmanit në LDK nuk po e sheh pozitiv Isa Mustafa.
Ai përmes një përgjigje për lajmi.net, duke vlerësuar atë që ka bërë Osmani në vitin 2020, tha se i ka bërë dëm të pariparueshëm LDK-së.
“Sa i përket LDK-së, orientimeve, kalkulimeve… nuk jam në rrjedhë. Do të spekuloja me përgjigje. Ndaras kësaj, ajo që di unë është se Vjosa Osmani i ka bërë dëm të pariparueshëm LDK-së për interesa të saj dhe të Kurtit, jo për interes të Kosovës”, ka thënë Mustafa.
