Moti deri në fundjavë
Sipas Prishtina Weather, pritet të mbajë mot kryesisht me vranësira dhe intervale me diell, e orëve të pasdites priten zhvillime të shtrëngatave me shi.
Sot pritet mot më i freskët, kryesisht me vranësira. Herët në mëngjes me reshje lokale shiu, e pasdite priten zhvillime të shtrëngatave të shpërndara me shi.
E entje – premte: mot kryesisht me vranësira dhe intervale me diell. Pasdite priten reshje lokale shiu me bubullima.
E shtunë e diel: mot pjesërisht i vranët dhe me intervale më të gjata me diell. Pasdite priten zhvillime të shtrëngatave të shpërndara me shi.
Pas rënies së temperaturave, nga dita e enjte do të shënojnë rritje graduale rreth vlerave mesatare.
Minimalet do të luhaten nga 13 gradë C deri në 16 C, e maksimalet nga 23 C deri në 26 C.