𝐀𝐦𝐛𝐚𝐬𝐚𝐝a j𝐚𝐩𝐨𝐧𝐞𝐳𝐞 𝐝𝐨 𝐭ë 𝐟𝐮𝐧𝐤𝐬𝐢𝐨𝐧𝐚𝐥𝐢𝐳𝐨𝐣ë 𝐐𝐞𝐧𝐝𝐫ë𝐧 për fëmijë në 𝐍𝐚𝐬𝐡𝐞𝐜
Kryetari i Komunës së Prizrenit, Shaqir Totaj, ka pritur në takim të ngarkuarin me punë në Ambasadën e Japonisë në Kosovë, Keisuke Yamanaka.
Ata nënshkruan një marrëveshje bashkëpunimi me Organizatën Terre des hommes Misioni në Kosovë (Këtu e tutje Tdh) për funksionalizimin e Qendrës së Nashecit – si qendër për mbrojtjen dhe fuqizimin e fëmijës.
Lexo edhe:
Formimi i Komisionit për drejtorë, sinjal për pikëkthesë në shkollat e Prizrenit
Ambasada Japoneze do të mbështes renovimin dhe funksionalizimin e qendrës në Nashec, qendër e cila ka për qëllim ofrimin e shërbimeve të specializuara për fëmijë, shërbimet e urgjencës për fëmijët të cilët gjenden me rrezikshmëri të lartë dhe kanë nevojë për strehimin e menjëhershëm, shërbime të specializuara për fëmijë – viktima të abuzimit seksual, si dhe aktivitete edukative, fuqizuese dhe rekreative për fëmijë, në qendrën me adresë në Nashec.