24-11-2024

10 kujtime nga fëmijëria që vetëm shqiptarët mund t’i kuptojnë

Brezi i viteve ’90 (në këtë artikull gjejnë veten edhe ata para viteve ‘90), e dimë shumë mirë që fëmijëria jonë ka qenë më e bukur sesa sot, një kohë kur teknologjia dhe televizori ka fiksuar fëmijët që në moshë shumë të vogël.

Ne të “Xing.al”, teksa kujtonim me mall fëmijërinë, na u kujtuan edhe shprehjet që përdornim dikur apo veprimet që na ishin fiksuar për shkak të gojëdhënave.

1.Hidhnit bukën kur nuk donit ta hanit, por e puthnit 3 herë para se ta hidhnit.

2.Nuk e linit kafshatën e fundit se ndryshe të thonin ‘të vdes mami’.

3.Bënit dorën grusht dhe nyjet e gishtave tregonin cili muaj ka 30 ditë dhe cili ka 31 ditë.

4.Kur nuk hanit bukën ose silleshit keq tre ishin personat që sapo i dëgjonit trembeshit: doktori, polici dhe gogoli.

5.Kur ju kapte lemza, përmendnit emra me rradhë. Kur lemza pushonte, ai emër po të kujtonte.

6.Kur bënit gabime, mami merrte shapkën, vrasësen e mizave.

7.Kur vinin miq në shtëpi, ju jepnin lekë se ishit më i/e vogla e familjes.

8.Nëse silleshit mirë, Babagjyshi do ju sillte dhurata (edhe pse ky i fundit nuk erdhi kurrë)

9.Qershitë i vendosnim në vesh si vathë, pulti i televizorit ishte mikrofoni, shkopinjtë e çibukëve ishin cigarja dhe tictac ishin ilaçet.

10.Vjersha që nuk e harronim: Për një ‘d’ që ti s’e vë, fjala derë bëhet erë dhe shtëpia ngel pa derë. Për një ‘m’ që ti s’e vë, fjala mik bëhet ik. Ç’bën kështu more Besnik ai thuhet mikut ik?

Asnjë koment

Comments are closed.