Pas vendimit të Hagës për ish-krerët e UÇK-së, Richard Grenell publikon foton e Bleona Qeretit me bluzën kuqezi
Pas aktgjykimit të Gjykatës Speciale për ish-krerët e UÇK-së, ku u vendos 81 vite burg për Hashim Thaçin, Rexhep Selimin, Kadri Veselin dhe Jakup Krasniqin, ka patur reagime të shumta nga figura publike.
Fotografia e Bleonës është rishpërndarë nga Grenell në llogarinë e tij në “Instagram”, në një kohë kur vendimi i Gjykatës Speciale ka nxitur reagime të shumta publike.
Këngëtarja, e cila prej vitesh jeton në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, është shprehur vazhdimisht në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së gjatë procesit të tyre në Hagë. Edhe pas aktgjykimit, ajo ka vazhduar të publikojë mesazhe në mbështetje të Hashim Thaçit dhe Kosovës.
Lexo edhe:
𝐃𝐫𝐞𝐣𝐭ë𝐬𝐢𝐚, 𝐤𝐮𝐣𝐭𝐞𝐬𝐚, 𝐔Ç𝐊-𝐣𝐚 𝐝𝐡𝐞 𝐢𝐬𝐡-𝐔𝐬𝐡𝐭𝐫𝐢𝐚 𝐞 𝐫𝐫𝐞𝐠𝐮𝐥𝐥𝐭 𝐞 𝐒𝐞𝐫𝐛𝐢𝐬ë: 𝐜̧𝐟𝐚𝐫ë 𝐩𝐨 𝐦𝐛𝐞𝐭𝐞𝐭 𝐣𝐚𝐬𝐡𝐭ë 𝐤𝐮𝐣𝐭𝐞𝐬ë𝐬 𝐣𝐮𝐫𝐢𝐝𝐢𝐤𝐞?
Ndërkohë kujtojmë se në aktgjykimin e shpallur dje në Hagë, Hashim Thaçi dhe Jakup Krasniqi u dënuan me nga 25 vjet burgim, Kadri Veseli me 18 vjet, ndërsa Rexhep Selimi me 13 vjet.

Foto: Richard Grenell/InstaStory


