25-11-2024

10 pacientë me COVID-19 po trajtohen në Spitalin e Prizrenit

Në spitalin e përgjithshëm “Prim. Dr. Daut Mustafa” në Prizren, aktualisht janë të hospitalizuar 28 pacientë, prej tyre 10 janë të konfirmuar Pozitiv me COVID-19, raporton Gazeta e Prizrenit.

Ditët e fundit është raportuar për ngritje të lehtë të rasteve me COVID-19 edhe në komunën e Prizrenit. Një ditë më parë, ndërkaq është raportuar për vdekjen e Bashkim Qollopekut, punonjës në Qendrën e Mjekësisë Familjare në Prizren, që ka qenë i infektuar me COVID-19.

Lexo edhe:

Njëri prej të vdekurve sot nga COVID 19 është punonjës i QKMF-së në Prizren

Nga Zyra e komunikimit në kuadër të spitalit, për gazetën konfirmuan se 18 nga pacientë të shtrirë në spital janë të pakonfirmuar ( apo në pritje të rezultateve), 1 në respirator, ndërsa 4 në CPAP mask.

“13 nga pacientët janë me oksigjeno-terapi, ndërsa furnizimi me ilaçe është i kënaqshëm”, thuhet në përgjigjen nga spitali për “Gazetën e Prizrenit”.

Në anën tjetër, ndonëse flitet për numër më të madh, zyrtarët arsimorë në Prizren, konfirmuan për shatë mësimdhënës të infektuar me COVID-19 në këtë komunë. /GazetaePrizrenit.net/

Lexo edhe:

Shtatë të infektuar me Covid në shkollat e Prizrenit

Asnjë koment

Comments are closed.