22-11-2024

100  fermerë prizrenas përfitojnë farë gruri nga Komuna

Nga sot, Drejtoria e Bujqësisë, ka filluar shpërndarjen e farës së grurit në sasi prej 300 mijë kilogramësh,  për fermerët e komunës së Prizrenit.

Në një ceremoni të organizuar më këtë rast kryetari i Prizrenit, ka folur rreth angazhimeve për mbështetje të zhvillimit të këtij sektori për shpërndarjen e farës cilësore , e cila është siguruar nga Kroacia.

Drejtori i Bujqësisë, Egzon Elshani, tha se vlera e këtij projekti kap shumën 77 mijë euro, ndërsa përfitues janë të gjithë rreth 1 mijë fermerë që kanë aplikuar për të përfituar nga ky projekt.

Përfaqësues të komunës kanë këshilluar  fermerët duke thënë se kjo farë mund të sjellë rendimente  deri mbi 4 mijë kg për hektarë.

Fara e shpërndarë  rekomandohet të mos të mbillet në sipërfaqet të cilat vitin e fundit kanë pasur të mbjella kulturë të ngjashme.

Ky projekt i drejtorisë, është realizuar me qëllim të rritjes së fuqisë prodhuese nga mbjelljet vjeshtore të këtij viti./GazetaePrizrenit.net/

 

Asnjë koment

Comments are closed.