04-05-2024

Katër persona akuzohen për shpërndarje të ushqimit të rrezikshëm

Katër aktakuza janë ngritur për veprën penale prodhim dhe vënie në qarkullim të artikujve të dëmshëm ushqimorë në Prizren, shkruan “GazetaePrizrenit.net.

Referuar njoftimit nga Prokuroria Themelore në Prizren, pas përfundimit të hetimeve lidhur me dyshimet për prodhim dhe vënie në qarkullim të artikujve të dëmshëm ushqimorë, ka ngritur aktakuza kundër katër personave të dyshuar dhe kundër personave juridikë.

Aktakuzat janë për veprën penale “Prodhim dhe vënia në qarkullim e artikujve të dëmshëm ushqimorë” . Në njoftim nuk jepen të dhëna sa i përket identitetit të të akuzuarve.

“Të pandehurit, si persona përgjegjës në kuadër të personit juridik, me qëllim të shitjes kanë vënë në qarkullim artikuj ushqimor, përkatësisht mish dhe produkte të mishit, për të cilat kanë ditur se janë të dëmshme për shëndetin e njerëzve”, thuhet në njoftim të Prokurorisë Themelore në Prizren. Po ashtu, Prokuroria Themelore në Prizren, kundër njërit prej të pandehurve ka ngritur aktakuzë edhe për veprën penale “Kanosje”.

Asnjë koment

Comments are closed.