30-09-2026

102 milionë euro nga Qeveria, një pjesë për pagën e 13-të dhe shtesën 0.5%

Qeveria ka miratuar Projektligjin për rialokimin e 102 milionë eurove në buxhetin e Kosovës, me qëllim të mbulimit të disa shpenzimeve, përfshirë pagën e 13-të për punonjësit e sektorit publik.

Ministri i Financave, Hekuran Murati, ka thënë se 102 milionë euro parashihet të ndahen në kontigjencën e pagave, për të mbuluar koston e pagës së 13-të për punonjësit e sektorit publik, si dhe pagesën retroaktive të diferencës së shtesës prej 0.5 për qind, në përputhje me vendimin e Gjykatës Kushtetuese.

“Që nga ky vit me anë të Ligjit për ndarje buxhetore e kemi mbuluar shtesën prej 0.5 për qind mirëpo hapësira e pambuluar që ka mbetur është prej kur ka hyrë ligji i pagave në fuqi deri në fund të vitit të kaluar, pjesë e cila parashihet të mbulohet me këtë ndarje. Gjithashtu edhe një pjesë tjetër prej 20 milionë eurosh parashihet të dedikohet tek pensionet bazike që të mbulohet kostoja e rritjes së natyrshme të pensionistëve”, ka thënë ai.


Sipas Muratit, përveç pagës së 13-të dhe pagesës retroaktive të shtesës së përvojës së punës, 20 milionë euro të tjera do të ndahen për pensionet bazike, me qëllim të mbulimit të kostos së rritjes së numrit të pensionistëve.

Ndërkohë, debati për pagën e 13-të është shtrirë edhe te sektori privat. Në vitin 2026, paga e 13-të është zbatuar për punonjësit që paguhen nga buxheti i Kosovës.

Asnjë koment

Comments are closed.