Prizren: Kjo është 27-vjeçarja që u gjet e vdekur
Një person u gjet pa shenja jete, sot rreth orës 11:00 në fshatin Zhur të Prizrenit.
Viktima dyshohet se ka bërë vetëvrasje. Ajo është e moshës 27 vjeçare.
Lajmin për Gazetën e Prizrenit e konfirmoi zëdhënësi rajonal i policisë në Prizren, Shaqir Bytyqi.
“Sot me datë 27.12.2024 , rreth orës 11:10 policia është informuar se një person është gjet i varur ne fshatin Zhur, dyshohet se ka bërë vetvrasje, viktima është rreth 27 vjeçare. Posa është marr imformata patrulla policore ka shkuar ne vendngjarje. Patrulla policore ka siguruar vendin e ngjarjes dhe janë njoftuar ekipet e hetimeve dhe krim teknika të cilët kane dale në vendngjarje. Ekipi i mjekësor i urgjencës ka konstatuar vdekjen e viktimës”, tha ai.
Ndërkaq, nga informacionet e para që ka siguruar Gazeta Sinjali viktima që u gjet pa shenja jete është Nurë Vezaj dhe dyshohet se u gjet i varur.
Rasti është duke u hetuar nga organet kompetente.
Policia njoftoi se “Prokurori i shtetit është njoftuar në lidhje me rasti dhe në urdhër me të njëjtit trupi i pajetë i viktimës dërgohet për obduksion. Ekipi i hetimeve të Sektorit Rajonal të Hetimeve e ka marre në hetim’. / Gazeta e Prizrenit
P. S Fotoilustrim