29-09-2026

Kusari-Lila: Po monitorojmë çmimet e naftës, mund të rikthejmë çmimin tavan

Ministrja e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë, Mimoza Kusari-Lila ka folur edhe për çmimet e derivateve të naftës në Kosovë, duke thënë se çmimi përcaktohet bazuar në çmimin e importit dhe sasinë e derivateve të importuara.

Kusari-Lila tha se institucionet janë duke përcjellë në baza ditore marzhën e fitimit të bizneseve importuese.

“Në Kosovë, çmimi i përcaktuar i naftës është çmim që përcaktohet nga importi, nga çmimi dhe sasia e derivateve që importohen. Ne jemi duke përcjellë në baza ditore marzhën e fitimit për bizneset importuese”, tha ajo.

Ajo u shpreh se në ditët e fundit është vërejtur një stabilizim i çmimeve të naftës, ndërsa shtoi se qytetarët kanë mundësi të zgjedhin pikat e karburanteve ku çmimet janë më të favorshme.

“Nëse këto dy-tri ditët e fundit ka pasur stabilizim të çmimit të naftës, sikur të kishim marzhën, çmimi do të sillej në të njëjtin rang. Kompanitë që kanë çmim më të lartë, qytetarët mund të zgjedhin të mos blejnë tek ato”, deklaroi Kusari-Lila.

Ministrja tha se situata do të vazhdojë të monitorohet edhe gjatë ditëve në vijim dhe paralajmëroi rikthimin e çmimit tavan nëse çmimet në treg nuk pësojnë ulje.

“Ne jemi duke e shqyrtuar me kujdes. Nëse kemi edhe pak ditë, nëse vazhdon çmimi i njëjtë apo i ulur dhe çmimi në treg nuk ulet, atëherë do ta rikthejmë përcaktimin e çmimit tavan për naftën dhe derivatet e saj”, tha Kusari-Lila.

Asnjë koment

Comments are closed.