Prokurori i Shtetit njofton se gjatë 24 orëve te fundit, nga prokuroritë themelore janë ngritur 57 aktakuza kundër gjashtëdhjetë e shtatë (67) personave, për kryerjen e veprave të ndryshme penale, përcjell Gazeta e Prizrenit
Po ashtu, me urdhër të Prokurorit të Shtetit janë ndaluar njëzet e një (21) persona, të dyshuar për kryerje të
veprave penale.
Prokuroria Themelore në Prizren – Departamenti i Përgjithshëm, me urdhër të prokurorit ka ndaluar për 48 orë, një (1) person të dyshuar për veprën penale “Kanosja” sipas KPRK-së.
Ndërkaq PTH ka ngritur tetëmbëdhjetë (18) aktakuza kundër njëzet e katër (24) personave, për veprat
penale si në vijim:
Gjashtë (6) aktakuza kundër gjashtë (6) personave për veprën penale “Dhuna në familje”;
Tri (3) aktakuza kundër shtatë (7) personave për veprën penale “Lëndimi i lehtë trupor”;
Tri (3) aktakuza kundër tre (3) personave për veprën penale “Kanosja”;
Një (1) aktakuzë kundër dy (2) personave për veprën penale “Sulmi”;
Një (1) aktakuzë kundër dy (2) personave për veprën penale “Asgjësimi, dëmtimi ose heqja e pajisjeve mbrojtëse dhe
rrezikimi i sigurisë në vendin e punës”;
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale “Rrezikimi i trafikut publik”;
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale “Vjedhja e shërbimeve”;
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale “Mospërfillja e gjykatës”;
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale “Pengimi i personit zyrtar në kryerjen e detyrave zyrtare”.
Lexo edhe:
Mediet serbe raportojnë për incidentin në Prizren, pas ndeshjes Liria – Vëllaznimi