E rëndë: Ky është djaloshi nga Pirana e Prizrenit që humbi jetën në aksidentin tragjik
Sot, në fshatin Lutogllavë, në magjistralen Prizren – Suharekë ka ndodhur një vetaksident trafiku, raportoi Gazeta e Prizrenit.
Si pasojë e aksidentit, pasagjeri, mashkull rreth 19 vjeç, nga fshati Piranë e Prizrenit, ka humbur jetën, ndërsa drejtuesi i automjetit ka pësuar lëndime trupore.
Gazeta Sinjali, ndërkaq njoftoi se Orlent Xhafiqi, 20-vjeçar, është viktima e aksidentit të rëndë që ndodhi në orët e para të mëngjesit të sotëm.
Sipas informatave të para dhe veprimeve fillestare hetimore, dyshohet se deri te aksidenti ka ardhur pasi drejtuesi i automjetit, 19 vjeçar, nuk e ka përshtatur shpejtësinë e lëvizjes me kushtet dhe rrethanat e rrugës, e cila ishte e lagësht si pasojë e reshjeve të shiut. Me këtë rast, drejtuesi ka humbur kontrollin mbi automjetin, i cili ka dalë jashtë rrugës.
I ndjeri njihej nga komuniteti edhe për angazhimin e tij në punë vullnetare dhe kontributin në të mirë të komunitetit. Ndër aktivitetet e tij ishte edhe rregullimi i dyerve në shkolla, duke ndihmuar në përmirësimin e kushteve për nxënësit.

Aksidenti ndodhi rreth orës 01:05, kur një veturë e tipit VW Passat, që po lëvizte në drejtimin Suharekë–Prizren, ka dalë nga rruga në afërsi të shkollës fillore “Besim Ndrecaj”.

Si pasojë e aksidentit, Orlent Xhafiqi ka humbur jetën, ndërsa drejtuesi i automjetit, 19-vjeçari Yll Latifi, është duke u trajtuar në Spitalin e Prizrenit dhe me urdhër të Prokurorit është ndaluar në mbajtje.
Lexo edhe;
