Detaje për tentim vra*sjen me thikë: Viktima është dërgu në QKUK
Një rast i rëndë ka ndodhur mbrëmë në Prizren, ku një konflikt i cili rrjedhi pas një aksidenti trafiku është përshkallëzuar në tentim vrasje me thikë. Siç ka raportuar Gazeta Sinjali i dyshuari kryesor në lidhje me këtë rast është Samidin Krasniqi (rreth 40-vjeçar), i cili dyshohet se ka sulmuar me thikë N.B (rreth 56-vjeçar).
Rasti ka ndodhur pas një mosmarrëveshjeje që pasoi një aksident me dëme materiale në rrugën “Xhevat Berisha”.
Burimet e Sinjalit bëjnë me dije se pas një përplasjeje verbale, i dyshuari ka nxjerrë thikën dhe e ka goditur viktimën në trup, duke i shkaktuar plagë serioze.
Viktima është dërguar fillimisht në Spitalin Rajonal të Prizrenit, e më pas për shkak të gjendjes është transferuar në QKUK për trajtim të specializuar.
Burimet e Sinjalit kanë bërë me dije se viktima është therur në këmbë dhe në stomak, ku edhe ka pësuar lëndime të rënda.
Gjendja e tij raportohet të jetë jashtë rrezikut për jetë.
I dyshuari në lidhje me këtë rast është arrestuar nga Policia në vendin e ngjarjes dhe është dërguar në stacionin policor për intervistim.
Me urdhër të Prokurorit të Shtetit, ai është ndaluar për 48 orë, ndërsa rasti është iniciuar si “Vrasje në tentativë.”
Me rastin po merret Hetuesia Rajonale e Prizrenit, ndërkohë që hetimet janë duke vazhduar.
Shënim: Personi i apostrofuar në këtë artikull prezumohet i pafajshëm derisa fajësia e tjj të mos provohet me vendim të formës së prerë nga gjykata.