Dyshohet se e the*ri me thi*kë gruan – më pas gjendet pa shenja jete në banesë
Një ngjarje tronditëse ka ndodhur sot pasdite në Prishtinë, ku dyshohet se një grua është plagosur me thikë nga partneri i saj, i cili më pas është gjetur i vdekur në banesën e tij.
Sipas informacioneve ekskluzive që ka siguruar Gazeta Sinjali nga burime të Policisë, rreth orës 15:08 është pranuar një informatë për një incident të dhunshëm që ka ndodhur në rrugën “B”, afër ordinancës stomatologjike “Alba Dent”.
Viktima, R.I, rreth 31-vjeçare dyshohet se është therur me thikë në dorë nga bashkëshorti i saj, Festim Isufi. Ajo është takuar nga njësia policore dhe është dërguar menjëherë për trajtim mjekësor. Burimet tona konfirmojnë se e lënduara është jashtë rrezikut për jetë.
Ndërkohë, i dyshuari, Festim Isufi, është gjetur pa shenja jete në banesën e tij në rrugën “B”, tek ndërtesa “Dervisholli”, kati i gjashtë, hyrja 18. Ekipi mjekësor në vendin e ngjarjes ka konstatuar vdekjen.
Të gjitha njësitë relevante policore dhe hetimore ndodhen në të dy lokacionet për të sqaruar rrethanat dhe motivet e kësaj ngjarjeje të rëndë, e cila dyshohet se përfshin dhunë në marrëdhënie intime dhe përfundon me vetëvrasje.
Gazeta Sinjali do të vijojë të raportojë me përgjegjësi dhe saktësi për zhvillimet e mëtejshme.