21-11-2024

11 mjekë në Prizren shkëputën kontratat në shëndetësinë primare, spitali i mbushur me pacientë

Shëndetësia primare në Prizren ka mbetur pa një numër të mjekëve, për shkak të shkuarjes së tyre në specializim, ndërkohë që për shkak të gjendjes pandemike, laboratori dhe spitali është stërngarkuar.

Drejtoresha për Shëndetësi në Prizren, Narqize Arënliu-Hoxha ka konfirmuar se 11 mjekë tashmë kanë shkuar në specializim, shkruan Gazeta e Prizrenit.

“Ata i kanë shkëputur kontratat me shëndetësinë primare, pas planit të Ministrisë së Shëndetësisë, ndërsa pritet edhe shkëputja e kontratave tjera. Për këtë së shpejti planifikojmë shpalljen  e konkursit për mjekë të rinj”, ka thënë ajo.

Lexo edhe:

Vendbanimet e rajonit të Prizrenit me rastet e reja me Covid

Në kontekstin e situatës pandemike, respektivisht të valës së dytë, Arënliu-Hoxha ka thënë se kjo e rëndon gjendjen, përkundër që stafi shëndetësor po bën punën e vetë, ndërsa laboratori është i stërngarkuar.

Sipas saj në kontekstin e luftës kundër Covid-19, shëndetësia primare ka marrëveshje të mirë me spitalin,  ku 120 persona janë të shtruar, por megjithatë për shkak të ngarkesës me pacientë, kërkoi nga qytetarët që fillimisht të paraqiten në Qendrat e shëndetësinë primare. /GazetaePrizrenit.net

Lexo edhe:

Këto janë vendbanimet e rajonit të Prizrenit të rasteve të reja me Covid

Asnjë koment

Comments are closed.