23-04-2024

Këto janë vendbanimet e rajonit të Prizrenit të rasteve të reja me Covid

Krahasuar me ditën paraprake, sot është raportuar për rënie të ndjeshme të numrit të të prekurve me Covid-19 në Kosovë.

Nga raporti del se brenda 24 orëve të fundit ka pasur 4 vdekje me Covid në rajonin e Prizrenit. Bëhet fjalë për një 75, 72, 72 dhe 62 vjeçar në Prizren dhe në Malishevë 1 rast  (66 vjeç), transmeton Gazeta e Prizrenit.

Në raport nuk është bërë i ditur identiteti i tyre, pos komunës prej nga janë.

Lexo edhe:

Prizren: Kuvendarët e opozitës kundërshtojnë listën e përfituesve të Komunës në kulturë, rini e sport

Gjatë 24 orëve të fundit janë testuar gjithsej 1.633 mostra, prej të cilëve rezultojnë 711 raste pozitive.

Rënie të rasteve për 14 ka pasur edhe në Prizren, ku nga 36, sot ka pasur 22 raste të preku nga Covid.

Sa i përket Prizrenit, 21 të infektuar janë nga qyteti, ndërsa një person nga Malësia e Re, transmeton Gazeta e Prizrenit.

Të infektuar ka edhe nga komunat e rajonit përreth, siç edhe shihet në tabelë:

Asnjë koment

Comments are closed.