12-12-2024

11 nxënës të lënduar në Shkup nga loja e rrezikshme “Superman” në TikTok

Në më pak se katër ditë, të paktën 11 gjimnazistë të Shkupit përfunduan me lëndime dhe fraktura vetëm në spitalin Naum Ohridski, duke ndjekur trendin “superman” TikTok.

Kjo është një sfidë e rrezikshme mes gjimnazistëve, por edhe nxënësve të shkollave fillore, e cila është gjithnjë e më e pranishme nëpër shkolla.

Në Zelenikovë të Shkupit, afër shkollës fillore, një baba ka raportuar në polici se djali i tij ka pësuar lëndim të rëndë nga kjo sfidë, raporton Alsat.mk.

Sfida është që dikush të kërcejë me një krah të shtrirë si personazhi “Superman” dhe grupi hedh në ajër djalin ose vajzën e sfiduar, ai kërcen mbi një grup fëmijësh që ose do ta kapin ose jo.

Kjo video është realizuar në njërën nga shkollat ​​e mesme në Shkup.

Gjithashtu në një pjesë të shkollave fillore nga klasa e tetë dhe e nëntë e pranojnë këtë sfidë. Nga videot shihet shpesh që grupi largohet mënjanë dhe fëmija bie direkt në beton.

Drejtori i spitalit “Naum Ohridski”, Nebojasha Nastov, sqaron se fëmijët kanë lëndime të ndryshme.

Mjekët thonë se sfida të tilla janë shumë të rrezikshme dhe lëndimet mund të kenë pasoja shumë më të rënda për shëndetin e fëmijëve.

Asnjë koment

Comments are closed.