14-09-2026

Prizren: Gjendet pa shenja jete një foshnje, nis hetimi për rastin

Policia e Kosovës ka nisur hetimet për vdekjen e një foshnjeje, e cila u gjet pa shenja jete gjatë mëngjesit të djeshëm në Prizren.

Sipas raportit të Policisë së Kosovës, rasti është regjistruar më 13 shtator, rreth orës 04:40.

Në vendin e ngjarjes ka dalë ekipi mjekësor, i cili ka konstatuar se foshnja ishte pa shenja jete.
 

 

Me vendim të prokurorit, trupi është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për autopsi. Rasti është cilësuar si “Hetim i vdekjes”./FO

Asnjë koment

Comments are closed.