11 të vdekur e 259 raste të reja me Covid

11 të vdekur dhe 259 raste të reja me COVID-19 janë regjistruar në 24 orët e fundit në vend.

Ministria e Shëndetësisë, përmes një njoftimi në faqen zyrtare në Facebook ka njoftuar për shërimin e 850 pacientëve dhe vaksinimin e mbi 18 mijë qytetarëve.

“Nga 6.630 testime, 259 qytetarë kanë rezultuar pozitiv me virusin COVID-19.

Në total numri i rasteve aktive është 11.862”.